Veseli uron minatorët për vendimin e Kushtetueses!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mirëprit vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhun me Ligjin për Trepcën.

“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konfirmohet pajtueshmënia e Ligjit për Trepçën me Kushtetutën. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. K.V.”, ka shkrue Veseli në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka njoftue se ka hedh poshtë kerkesën e Listës Serbe për Ligjin për Trepçën.

Në vendimin e Gjykatës, thuhet se parashtruesit e kërkesës nuk kanë deshmue pretendimin e tyne në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqit prova që tregojnë se si dhe perse Ligji i kontestuem për Trepçën ka shkelë Kushtetutën, qoftë në procedurë, qoftë në përmbajtje.