Veseli: Valdete Idrizi asht ndryshimi për Mitrovicën

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten e PDK’s për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë hap fushatën elektorale në Mitrovicë tue vizitue “derë më derë” dheta biznise të vogla dhe të mesme, ku kanë diskutue për hapjen e perspektivës së re zhvillimore.

Tue ju kërkue votën për Valdete Idrizin, Veseli ka thanë se Partia Demokratike e Kosovës asht partia e vetme që ka forcën për me ndryshue vendin dhe për t’ju përgjigj nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, sepse u ka pri të gjitha ndryshimeve ma të mëdha në vend.

Kandidatja e PDK’s për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka thanë se PDK ka vizionin ma të mirë për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës.

“Na e kemi vizionin dhe platformën ma të mirë për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe për sjelljen e investimeve që garantojnë perspektivë dhe vende të reja të punës”, ka thanë ndër të tjera Idrizi.

 

 

Shperndaje në: