Veseli vazhdon viziten në Hungari, me kend tash u takue!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, ka vazhdue takimet me udhëheqës të Grupit të miqësisë të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, ndërsa ka zhvillue takim edhe me udhëheqës të partisë ma të madhe hungareze FIDESZ.

Në takim me Grupin e miqësisë që kryesohej nga z. Matyas Firtl, kryeparlamentari Veseli ka diskutue për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, kryeparlamentari Veseli ka vizitue edhe qytetin Eger, ku bashkë me udhëheqësit e komunës ka qendrue në kalanë e këtij qyteti.

 

veseli