Veseli: Verdikti për Presidentin mundësi për të nisë dialogu politik

veselithaci

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kerku të respektohet vendimi i gjykatës Kushtetuese, që e legjitimojë zgjedhjen e Hashim Thaçit President, përkundër pretendimeve të partive opozitare se pati shkelje Kushtetuese në seancën e 26 Frorit.

Veseli ka thanë se vendimi tregon se Kuvendi ka respektu të gjitha procedurat ligjore dhe Kushtetuese në zgjedhjen e Presidentit të ri, dhe ka ftue perseri opozitën në dialog.

 

Ky asht postimi i Veselit n’Facebook:

 
Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese tregon se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka respektuar në tërësi procedurat ligjore dhe Kushtetutën e vendit gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit të Shtetit.

Të gjithë duhet të ndihemi mirë për këtë.

Verdiktet e tilla, nga të gjithë ne përfaqësuesit e qytetarëve, qoftë pozitë, qoftë opozitë, duhet të respektohen dhe njëkohësisht të na shërbejnë si një mundësi e re për t’u bashkuar në tryezën e dialogut e mirëkuptimit politik.

Vetëm sëbashku mund t’i përballojmë më lehtë sfidat e reja