Veseli: Vizita e Biden, dhuratë për Kosovën dhe mesazh për rikonfirmim të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka vlerësue vizitën e zv/presidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden si nji dhuratë për Kosovën nga nji shtet mik, i cili vazhdon me i qëndrue Kosovës afër dhe me ndihmue në tana fushat.

Vizita e Biden, simbas kryeparlamentarit kosovar asht nji mesazh i fuqishëm dhe rikonfirmim i bashkëpunimit që kanë SHBA’të me Kosovën.

Gjatë nji interviste në Radio Televizionin e Kosovës, Veseli tha se asht krenari për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e sajë se zv/presidenti Biden ka me rikonfirmue në Prishtinë se, miqësia e përhershme mes Washington’it dhe Prishtinës ka me u fuqizue.

Veseli tha se, Kosova duhet me ruejtë partneritetin me SHBA’të, “siç thotë populli, si sytë e ballit”