Veseli për BE’n: Po na izoloni padrejtësisht!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanovic, me të cilën diskutoi për marrëdhaniet midis dy vendeve.

“Temë e veçantë e këtij takimi ishin hapat që po ndërmerr Kosova në rrugën e integrimit europian, me theks të veçantë, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Tue e vlerësue të domosdoshëm këtë hap, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se BE padrejtësisht po i mban të izoluem qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ambasadorja Kapitanovic, nga ana e saj, tha se Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka me dhanë kontributin e saj në politikën e jashtme për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.