Vetëm festë, jo protestë për 1 Maj

Kështu nesër për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pamvaruna të Kosovës, e cila asht e thirrun me i mbrojtë te drejtat e punëtorëve, megjithëse në dijeni për gjendjen e ranë të punësuemve e shkeljen e të drejtave të tyne dhe mangësive të ligjit të punës, për këtë ditë ajo nuk ka organizue asnji lloj proteste.

Kështu tha nënkryetari i kësaj Sindikate, Alush Sejdiu për Televizionit Rrokum.

Sejdiu shtoi se nesër mundet me pasë protesta, por ata mund të jenë të organizueme nga sindikatat e ndërrmarrjeve të ndryshme, sepse BSPK zyrtarisht, nuk ka thirrë asnji protestë për 1 Maj.

Mirëpo vetë qytetarët, të pyetun nga Televizioni Rrokum, thonë se kjo ditë duhet me u shoqnue me protesta, e jo me u festue.

E madje, ka edhe nga ata që i akuzojnë sindikalistët për politizim.