Vetëm Gjykata Speciale mundet me e kontestue Thaçin President

Përkundër situtës së tensionueme, Ministri i Jashtëm, njiherit kryetar i PDK’s, Hashim Thaçi, arriti me e marrë të Premten postin e të parit të vendit.

Por atij ju deshën tre raunde para se me i sigurue 71 vota, të cilat megjithatë janë votat ma të shumta me të cilat asht zgjedhë nji President në Kosovë.

Mirëpo zgjedhja e tij po vazhdon me u kundërshtue ashpër nga partitë opozitare të cilat pretendojnë se procedurat e zgjedhjes së tij ishin antikushtetuese.

Por ndryshe mendon shefi i grupi parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci, i cili në nji intervistë për Televizion Rrokum pajtohet me mospranimin e opozitës, por ai thotë nuk ka asnji arsye me u kërkue interpretimi nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa analisti Bajrush Morina thotë se zgjedhjen e Thaçit si President mundet me e kontestue vetëm Gjykata Speciale dhe jo opozita, e as Kushtetuesja.

Por nji prej njohësve të çashtjeve juridike, Riza Smaka evidenton dy dukuni që simbas tij janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Por, pa marrë parasysh këtyre arsyeve, Smaka thotë që nuk mund ta kontestohet zgjedhjen e Thaçit President.