Vetëm për ketë fakt po pajtohen Amerika me Rusinë

Marrëdhaniet mes Rusisë dhe Amerikës janë në pikën ma të keqe në histori.

”Kjo duket se asht e vetmja gja për të cilën pajtohen dy fuqitë botnore.

Mbas postimit të Trump në Twitter se marrëdhaniet SHBA-Rusi janë në nivelin ma t’ulët dhe ma të rrezikshëm në histori, duket se edhe Moska zyrtare tha të njajtën gja.

Kremlini pajtohet plotësisht me Presidentin Amerikan Donald Trump deklaroi sot zadhanësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

“Në tanësi ndajmë këtë mendim. Rreziku mund të jetë në deficitin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit për gjanat që janë me randësi vitale për dy popujt e vendeve tona”, tha Peskov në nji konference për media.