Veteranët e Kroacisë kërkojnë bllokimin e bisedimeve të Serbisë me BE’në

Shoqatat e Veteranëve të Luftës në Kroaci, sot edhe publikisht njoftuen se nga diplomacia kroate dhe Qeveria kërkojnë pengimin e hapjes së kapitujve 23 dhe 24 për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Përfaqësuesit e Shoqatave kroate të Veteranëve të Luftës sot mbajtën konferencë për media, përmes së cilës paralajmëruen qeverinë kroate se hapja e negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24 të Serbisë nuk munden me qenë të suksesshme dhe kërkojnë bllokimin e tyne deri në përmbushjen e kërkesave nga ana e Serbisë.

Në qoftë se tash negociatat janë të suksesshme dhe nuk kushtëzojnë përmbushjen e kërkesave, kjo kurrë ma nuk ka me ndodhë, raportohet se kanë deklarue ata. Dhe, nëse nuk ndodh kështu, atëherë, simbas tyne, konsiderohet si dështim i madh politik që shkon në dam të veteranëve të luftës në Kroaci.

Përfaqësuesja e familjeve të të vramëve, zhdukunve dhe të burgosunve, ka theksue se nuk mundet me pranue se Kroacia i ka lejue Serbisë hapjen e kapitujve 23 dhe 24.

Ma tej theksohet se “Kroacia dje zyrtarisht lejoi Serbinë me heq përgjegjësinë nga vetja për Personat e Zhdukun”.