Veteranët nuk po i pret nji lajm i mirë!

Ndonëse statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet ta gëzojnë mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës, listat e publikueme për këta veteranë tanima janë objekt trajtimi i Prokurorisë së Shtetit.

Organi i ndjekjes në Kosovë, Prokuroria e Shtetit, ka ba të ditun se prokurorët janë tue e ba grumbullimin e informatave në lidhje me keqpërdorimin eventual të listave të veteranëve të UÇK’s.

Zyrtarja për Informim e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi, ka thanë për Zeri se hetimet për këto lista janë tue vazhdue.