Veteranët protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Punës

Veteranët e luftës së UÇK’s kanë protestue sot para ndërtesës së Qeverisë.

Protesta e veteranëve po bahen kundër vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të zgjedhin vetëm njanin nga pensionet që i ka damtue disa familje të deshmorëve.

Kerkesat e veteranëve protestues janë: që të shfuqizohet vendimi i MPMS’s, i cili damton të drejtat e familjarëve të deshmorëve; që mos të luhet me pensionet e veteranëve; me u ba nji zgjidhje afatgjate e buxhetit për këtë kategori; që ish- pjesëtarëve të TMK’s dhe FSK’s me ju krye obligimet që u garanton ligji për këto kategori; të formohet nji komision mjekësor, i cili ka me u verifikue shkalla e invaliditetit dhe me u ba nji auditim i pamvarun në listat e veteranëve të UÇK’s.

 

2-veteranet