Veterani i UÇK’s, Jon Harrison anëtarësohet në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka edhe nji anëtar të ri. Mbasi i emnuen nji rrugë në Prizren, Jon Harrison asht pajisë me librezën e antërësisë të LDK’s.

Ismet Beqiri ishte ai që i dha librezën e anëtarësimit në nji ceremoni solemne në Prizren. Jon Harrison njihet si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pata nderin e veçantë të pres sot luftarin e dalluem britanik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison.

I shpreha mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e dhanë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, tue qenë nji luftar i paepun për çlirimin e Kosovës. E kam takue Jonin në Londër në Fror të këtij viti, ku shënuem 8 vjetorin e Pamvarësisë si dhe pata kënaqësinë e veçantë që me ja dorëzue certifikatën e Veteranit Luftar të UÇK’s” kishte thanë Isa Mustafa dje mbas takimit me Harrison.

ldk-780x439