Vetëvendosja prezenton ‘prova’ që i shfajëson aktivistët për sulmin në Kuvend (video)

Gjatë nji konference për media Sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, ka paraqit disa prova të cilat, simbas tij, deshmojnë për pafajësinë e aktivistëve të ‘Vetëvendosjes’, të cilët janë akuzue për sulmin në Kuvendin e Kosovës më 4 Gusht.

Molliqaj ka prezentue nji video përmes së cilës kallxohet vendndodhja e aktivistëve, Petrit Ademi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Frashër Krasniqi si dhe tashma të ndjerit Astrit Dehari, natën kur ka ndodhë sulmi.

“Për secilin prej aktivistëve ekziston alibia e mbështetun nga fakte të fuqishme. Përmes kësaj videoje garantohet qind për qind, që në natën kur ka ndodhë sulmi në Kuvend, aktivistët nuk kanë qenë aty”, ka thanë Molliqaj.

Ndër të tjera Molliqaj ka ba të ditun që këto dëshmi kanë me u dergue nëpër Gjykata Themelore dhe Prokurori Themelore, edhe pse, simbas tij, këto fakte tashma janë aty.

Ndërsa, familjarët e aktivistëve dhe avokatët e tyne kanë me dergue ankesë për vendimin e vazhdimit të denimeve në Gjykatën e Apelit pastaj edhe në Gjykatën Supreme.