Vetëvendosje: Atdhe Arifi po terrorizohet në burg

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet nji komunikate për media shpreh shqetësimin për siç thuhet terrorizimin që asht tue ju ba aktivistit Atdhe Arifi, i cili gjendet në paraburgim në burgun e Lipjanit.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Sot, me shqetësim morëm informacione se Atdhe Arifi, i burgosur padrejtësisht, po terrorizohet psiqikisht në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e burgut të Lipjanit, ku po mbahet padrejtësisht. Familja e aktivistit Atdhe Arifi, që e kishte vizituar sot atë, na tregoi që Atdheu po provokohet nga zyrtarët e burgut, të cilët gjatë gjithë kohës i futen në dhomë, e marrin nëpër zyra të ndryshme, e terrorizojnë pas mesnate duke hyrë në dhomën e tij me bateri dore, dhe në vazhdimësi i thonë “mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti”.