Vetëvendosje ban koalicion me këtë iniciativë për zgjedhjet e 11 Qershorit (foto)

Asamblisti i komunës së Drenasit Xhavit Drenori, njiherit udhëheqës i “Vizionit për Drenasin” zyrtarisht ka ba koalicion me Vetëvendosjen.

Këtë e ka konfirmue vetë, Xhavit Drenori, në nji postim në Facebook.

Ai ka shkrue se ka bashkue forcat me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 11 Qershorit.

 

Postimi i plotë i tij në Facebook:

 

VIZIONI për DRENASIN i bashkon forcat me VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 11. Qershorit.

Miq,
nuk ishte vendim i lehtë por i duhuri për rrethanat e krijuara.

Së shpejti do dalim me një deklaratë zyrtare.

PS.: ende vazhdoj të mos pajtohem me disa veprime të VV-së, por vizioni i përgjithshem

për të ardhmen e qytetarëve tanë është shumë i përafert.