Vetëvendosje dënon dëbimin e aktivistëve të saj

Deputetët e Vetëvendosjes Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu janë paraqitë sot para gazetarëve në nji konferencë për shtyp.

Konjufca bani me dije se qëllimi i kësaj konference asht lidhun me masat qe ka marrë Isa Mustafa për dëbimin e aktivistëve të VV’s, si ai i djeshmi i koordinatores së komuniteteve, Dejona Mihalit, raporton Rrokum.TV.

Ai përmendi edhe ndalimin për me hy në Kosovë të Bojkem Abazit.

“Ky asht dënim arbitrar me prapavi politike, sepse nuk po ndalen deputetët serbë, që bajnë propaganda tu ardhë me leje e pa leje”, tha Konjufca, raporton Rrokum.TV.

Në anën tjetër, deputetja Albulena Haxhiu tha se aktivistëve po ju ndalohet lëvizja e lirë, veç në bazë të halucinacioneve të kësaj Qeverie kriminale.

“I drejtohem edhe kryesuesit të Këshillit gjyqësor të Kosovës, Nehat Elezit, që me i marrë veprimet e nevojshme”, ka thanë Haxhiu./Rrokum.TV