Vetëvendosje denon sulmin në Kuvend, për çka ankohet!

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reague ndaj sulmit të mbramshëm ndaj Kuvendit të Kosovës tue shpreh se dënon sulmin dhe i ban thirrje organeve të sigurisë të merren seriozisht me zbardhjen e rastit.

Ma tej Vetëvendosje thekson se megjithëse janë dhanë shumë pak informacione rreth rastit, na konsiderojmë që nuk mund të këtë motiv që do të justifikonte aktet e tilla.

“Aktet e tilla të papranueshme nuk i bajnë mirë kurrfarë kauze. Na ftojmë këdo që asht kundër rrjedhave politike të vendit tonë të bashkohet në protestat paqësore, qytetare dhe publike sepse vetëm përmes aktiviteteve të tilla do të mund ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes.