Vetëvendosje e pengon Thaçin edhe në Tiranë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë pengue para pak çasteve nga nji grup personash derisa po banin nderim para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë.

Burimet e Indeksonline tregojnë se personat që kanë pengue këtë ceremoni i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ceremoninë e nderimit të memorialit të Adem Jasharit në Tiranë nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë përpjek me prish nji grup i vogël të rijsh që supozohet që ishin përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mësohet se katër apo pesë studentë me fishkëllima kanë provue me zhvendos vëmendjen nga nderimet para memorialit”, kanë thanë burimet nga Tirana.