Vetëvendosje e ‘pushton’ me 5 anëtarë komisionin ku po diskutohet për Demarkacionin!

Lëvizja Vetëvendosje ka dërgue pesë deputetë të saj në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku pritet me u diskutue Projektligji për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Përveç Puhie Demaku e cila asht anëtare e Komisionit, në mbledhjen e komisionit po marrin pjesë edhe Driton Çaushi, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Ismajl Kurteshi.

Deri tash në sallë gjendet edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Ndërkohë që n’ora 15:00, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka me marrë pjesë në konferencën për media të organizueme nga Komisioni Shtetnor për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufinit Shtetnor.

 

2-vvvv