Vetëvendosje: E vërteta e armëve të ekspozueme sot

Dardan Molliqaj, sekretar i VV’s, ne nji konference te jashtezkonshme sot, ka fole per akcionin e sotem te policise, qe rezultoi me 6 te arrestuem, tane keta aktiviste te VV.

“Sa i përket armëve. Asnjana prej armëve s’kanë të bajnë asgja me sulmet që janë ba. Edhe në raporte ndërkombëtare dhe vendore flasin se qarkullojnë mbi 300 mije armë në Kosovë. Ekspozimi i disa armëve që s’kanë të bajnë me neve asht propagandë. Kjo ka të bajë me Demarkacionin”.

Molliqaj ka vazhdue tue thanë se, “Këta kriminelë kanë me u ballafaque me popullin dhe gjithë këta kanë me shkue në burg. 1 Shtatori paraqet fillimin e fundit të ranies së këtij grupi kriminal”, tha Molliqaj.

Kryetari i VV’s, Visar Ymeri ka thanë se, “Asht e njajta metodë që e ka përdor UDB’ja dhe SHIK’u tash e sa kohë. Asht ky regjim policor, i cili kishte hy në zyret e VV për të shpërnda frigë, me 28 Nandor 2015. Na atëherë nuk kemi heshtë”.