Vetëvendosje flet për 30 të arrestuem, Policia i demanton

policekosovo

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka ba publike se Policia e Gjakovës ka arrestue 30 persona nga nji OQJ që u përfol si e dyshimtë. Mirëpo, këto arrestime për Gazeta Metro i ka mohue zadhanësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Haxhiu thotë se arrestimet kanë ndodhë shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë.

Mirëpo, Podrimaj mohon të ketë ndonji të arrestuem.

“Unë mundem me demantue atë lajm që ju po i referoni”, ka thanë ajo kur asht pyetë për konfirmin zyrtar lidhun me këto arrestime nga Policia e Gjakovës, raporton gazetametro.net

Policia thotë nuk ka pasë arrestim, por vetëm verifikim kartelave që dëshmojnë se ata janë vëzhgues të akredituem nga KQZ.

Mundeni me gjetë ma poshtë edhe publikimin e Haxhiut, të cilin ajo e ka fshi mbas pak minutash:

Ne shkollen fillore “Yll Morina” ne Gjakove, jane arrestuar 30 persona te atij Institutit fantom, ne te cilin fshiheshin militantet e PDK/AAK/Nisma, qe kishin per qellim prishjen e procesit zgjedhor. Pergezime per punen ne kete rast ????
Duhet te veprohet edhe me te tjeret njesoj!