Vetëvendosje fton këtë koalicion për themelimin e Qeverisë (video)

Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka ba thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e Qeverisë së re.

“Ftojmë krejt subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët mbrenda koalicionit PAN që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër të na bashkohen në tryezë për me diskutue për themelimin e Qeverisë të drejtuem nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thanë Kurti.

Kurti ka theksue se VV asht e gatshme për themelimin e Qeverisë së re.

“Na jemi të gatshëm për ndërtimin e nji qeverie të re të udhëhequn nga LVV. Qytetarët kanë votue për ndryshim dhe na e kemi ndigjue mirë zanin e tyne”, ka thanë Kurti.

Ai ka thanë se më 11 Qershor, Lëvizja Vetëvendose doli me qenë partia ma e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuen humbje të thellë.