Vetëvendosje gaboi që nuk u ‘shkri’ në LDK (Video)

Drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje ka gabue që nuk shkoi në listë të përbashkët me LDK’n.

Abazi madje ka thanë se pamvarësisht dallimit konceptual, këtë ishte dashtë me ba për hir të qytetarëve, ngase e kanë të qartë se asnjana nuk ka me mujt me dalë fituese në zgjedhjet e 11 Qershorit.

“As LDK e as Vetëvendosja vetë nuk kanë mundësi me krijue nji shumicë absolute parlamentare kështu që do t’ishte e mençun me u krijue nji listë e re e përbashkët për qytetarët”, ka thanë ai në nji bisedë për Ekonomia Online.

Sa i përket koalicionit PDK-AAK-NISMA, Abazi ka thanë se ky koalicion ja ka lehtësue zgjedhjen qytetarit, mbasi simbas tij, asht ba nji ndamje në mes të atyne që kanë luftue kundrejt atyne që ai i quen pjesa e mobilizimit politik paqësor.

Përderisa asht shpreh se i dhimbsen AAK dhe NISMA që nuk kanë mësue nga përvoja e LDK’s.