Vetëvendosje i ban thirrje organeve të drejtësisë me vnue drejtësinë në vend

Deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë mbajtë para pak minutave konferencë për medie.

Deputeti Konjufca në paraqitjen e tij tha se dje ishim deshmitarë te publikimit te përgjimeve tronditëse e që kallxojnë per kryet e krimit në Kosovë.

“Ne Republikën e Kosovës egziston nji skemë e shteti të kapun, e cila skemë po na sjellë vendime të damshme siç janë dy marrëveshjet, ajo e Asociacionit dhe Demarkacionit”, ka thanë Konjufca, raporton Rrokum.TV.

Ai, në emën të VV’s, i ka ba thirrje Prokuroisë dhe organeve të drejtësisë, që me vendosë drejtësinë në vend.

Në anën tjetër deputetja Albulena Haxhiu theksoi se sot, simbas saj, e kemi të qartë, pse Prokuroria i sulet Opozitës e jo Pushtetit.

“Prokuroria e Gjyqësia jane kriminalizue nga Veseli e Thaçi”, ka thanë Haxhiu.

vv konferenca