Vetëvendosje i lyp pare popullit me i pague shpenzimet në Facebook

Vetëvendosje po kërkon persëri para nga qytetarët për me financue partinë, por si duket nuk qëndrojnë keq me buxhet.
Kjo vërehet edhe nëse shihen fushatat promovuese që po i bajnë në Facebook dhe Instagram, me sponzorime të statuseve e fotografive.
Por, edhe ato me qytetarë, që shihen se janë ma të kushtueshme se të subjekteve të tjera politike.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pothuejse në çdo postim të tij për aktivitetet elektorale po e paguen Facebook’un.

Po ashtu edhe kandidati tjetër i Vetëvendosjes për Prizrenin, Mytaher Haskuka, po i sponsorizon postimet e tij në Facebook.

Si grup parlamentar në Kuvend, Vetëvendosje pritet me i pasë 1.5 milionë euro buxhet vetëm nga shteti.

Por, i gjithë ky financim, nuk e ka ndalë Vetëvendosjes me kërkue pare edhe nga populli, sikur t’ishte partia ma e varfën në Kosovë. /lajmi.net

Shperndaje në: