Vetëvendosje i rikthehet akcioneve, qe kujna ja sulmon kerrin!

Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë sulmue me ngjyrë kerrin e Murat Mehës, kryetarit të Komisionit për Demarkacion me Malin e Zi.

 

Njoftimi i plotë i VV’s:

 

Makina e Murat Mehës, sot u gjuajt me ngjyrë të kuqe. Murat Meha si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje.

Kosova nuk ka tokë për të falur!