Vetëvendosje ia merr NISMA’s edhe nji degë

Lëvizja Vetëvendosje ia ka marr sot edhe nji degë NISMA’s për Kosovën.

Dega e NISMA’s në Viti, simbas Vetëvendosjes ka kalue në këtë të fundit, tue paralajmërue se edhe në ditët në vazhdim ka me pase aderime të reja.

Kryetari i VV’s, Visar Ymeri, ka mbajte nji konferencë për media në Viti ku edhe prezantoi aderimet e reja.

Ymeri gjatë konferencës tha se me këta aktivistë po forcohet ideja për bashkimin kombëtar me Shqipninë.

Në emër të Vetëvendosjes së po ju shprehi mirëseardhje të gjithë atyre që po i bashkohen përpjekës tonë për bashkim kombëtar. E njëjta do të ndodh edhe në komunat tjera”, tha Ymeri.

Ymeri shtoi se bashkëpunimi me NISMA’n gjatë muejve të kaluem ka ndikue që njerëzit e kësaj partie me perfaque konceptin dhe metodat politike të Vetëvendosjes.

Njerëz të caktuar të subjekteve politike janë afruar konceptit të VV dhe në aktivitetin e përbashkët është bashkuar mendimi politik dhe metoda politike”.