Vetëvendosje ja kthen keq Mustafës!

Menjiherë mbas shkrimit të Kryeministri në largim, Isa Mustafa, i cili ka numërue krejt periudhat e tij në detyra shtetnore ka reague Lëvizja Vetëvendosje.

Madje Kryeministri Mustafa në shkrimin e tij nuk ka ngurrue me i quejtë banditë pjesëtarët e Vetëvendosjes që kishin sulmue atë në shumë raste dhe tue i përmend 70 dosjet e ngrituna në drejtim të tij.

Zadhanësi i kësaj partie, Shkodran Hoti ka theksue se nga statusi i Mustafës ka kuptue vetëm se periudha e tij ma e ndritshme kishte qenë ajo kur ishte shërbyes në ish-Jugosllavi.

 

Ky asht reagimi i Hotit:

 

Prej statusit të Isa Mustafës kuptova veç një gjë: Periudha e tij më e ndritshme dhe më e lumtur paska qenë koha sa ka qenë shërbyes në ish-Jugosllavi.

Për atë periudhë nuk e pati asnjë ankesë të vetme në kronologjinë e viktimizimit.