Vetëvendosje ka me ju kthye sulmeve ndaj Ramush Haradinajt

Blloku opozitar duket se asht ça kohët e fundit, mbas vendimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për me e bojkotue Kuvendin, por edhe mbas vendimit të Nismës për mos me gjuejtë ma gaz lotsjellës në seanca.

Kjo e fundit ishte forma e prefereueme e Vetëvendosjes për me i kundërshtue marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.

Analisti Bajrush Morina në nji intervistë për Televizionin Rrokum thotë se AAK dhe Nisma janë lodhë nga gazi lot sjellës dhe se tërheqja e tyne nga këto veprime e dobëson bllokun opozitar.

Morina nuk e mohon se nëse kjo ndodh, Vetëvendosja ka me i sulmue këto dy subjekte opozitare.

Edhe analisti tjetër Krenar Shala mendon se VV ka me iu kthye sulmeve ndaj AAK, por ai thotë se refuzimi i Nismës për me hedhë gaz lotjsellës nuk asht përçamje e bllokut opozitar, por nëse kjo ndodh, Vetëvendosja, e vetme nuk mundet me e çue deri në fund kauzën e opozitës.

Megjithatë, seanca e të Martës ka me tregue nëse blloku opozitar ka me vazhdue me qenë bashkë, apo ka me marrë kahje të kundërt.