Vetëvendosje kallxon pse ja leshuen llaserat n’ftyrë Skender Hysenit

Lëvizja Vetëvendosje përmes nji kumtese të leshueme për media, ka tregu arsyet se përse ja lëshuen në fytyrë llaserat, ministrit të Mbrendshem, Skender Hyseni.

Në vazhdim e gjeni kumtesën e plotë të VV’s:

Ministrit të brendshëm që nuk i erdhi turp kur i mbajti qytetarët në shënjestrën e snajperëve, sot ia skuqëm fytyrën me një laser. Kryeministrit që ia ka nxirë jetën Kosovës, duke ia shitur sovranitetin e duke drejtuar një qeveri hajnash e kriminelësh, ia dhamë pak ujë të pastrojë faqet.

Kuvendit që pretendon të vazhdojë normalisht me qeverinë antikushtetuese dhe me pushtetin policor, i kthyem edhe sot gazin që ia ushqejnë popullit nëpër protesta.

Nuk do të ndalemi deri sa kjo qeveri të rrëzohet. Deri sa të vendoset demokracia e shteti ligjor, dhe burgjet të jenë për hajna e kriminelë, e jo për qytetarët e ndershëm e atdhedashës.