Vetëvendosje kerkon anulimin e protestës së nesërme. AAK refuzon?

opozitaa

Partitë opozitare pritet që nesër të mbajnë protestën e radhës kundër qeverisë si e quejnë ata antikushtetuese.

Pamvarësisht mobilizimeve të shumta që janë ba kohëve të fundit nga të tria partitë lidhun me protestën e nesërme, Indeksonline merr vesh nga burime të sigurta mbrenda AAK’s se Lëvizja Vetëvendosje asht tue kerku që të anulojë protestën e nesërme.

Të njajtat burime thonë se nji gja të tillë nuk janë tue e pranu në partinë e Ramush Haradinajt.

Madje AAK po kambëngul në mbajtjen e protestës së nesërme.

Nuk dihen ende arsyet se përse subjekti më i madh opozitar Lëvizja Vetëvendosje po kerkon nji gja të tillë.

Madje tash se fundi konferenca e paralajmerueme për sot nga subjektet opozitare asht anulue.