Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Qeverisë që nga sot

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka deklarue se kryeministri e tërhoqi demarkacionin mbasi nuk guxon të bajë gja pa miratimin e Serbisë.

Sejdiu gjatë nji konference për media me deputeten Albulena Haxhiu, ka thanë se kësaj qeveria nuk i ka mbetë asgja tjetër veç të jep dorëheqje dhe të shkojnë në zgjedhje.

Ai ka thanë se kjo qeveri asnji të mirë nuk ka sjellë, përveç ‘Zajendicës’ dhe Demarkacionit, tue shtue se këto tema janë të rrezikshme për vendin.

Simbas tij nuk ka mbetë asgja tjetër, tue kërkue dorëheqjen e Qeverisë që nga sot.

Sejdiu ka thanë se “Zajdenica” dhe Demarkacioni janë tema të vdekuna, ku simbas tij ka mbetë vetëm të shkojnë në zgjedhje të ardhshme.