Vetëvendosje kërkon me u lirue aktivistët e saj

Lëvizja Vetëvendosje përmesnji njoftimi ka theksue se aktivistët e saj e kanë zhvillue aksionin simbolik, gjatë betimit të Presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë këtij aksioni, qysh asht njoftue edhe ma herët, janë godite xhamat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe janë arrestue dy nga aktivistët.

Dy aktivistë Vetëvendosjes , Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi janë arrestuar sot gjatë kohës që po mbahej seanca për inaugurimin e Hashim Thaçit si president”, thuhet në njoftim, tue shtue se për VV’n Thaçi s’asht President dhe se kurrë nuk kane me pranue si të tillë.

Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës” , thuhet në njoftim, dhe në fund kërkohet lirimi i pakusht i Atdheut dhe Egzonit

vv