Vetëvendosje: Kjo asht arsyeja pse u takue Thaçi me Vucic’in

Takimi i presidentit, Hashim Thaçi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic me ndërmjetësimin e përfaqësueses së naltë të BE, Federica Mogherini, asht komentue në mënyra të ndryshme nga përfaqësuesit e partive politike në vend.

Në Vetëvendosje thojnë presidenti Thaçi po e përdorë dialogun me Serbinë për m’i ikë procesit të Gjykatës Speciale.

Në AAK ndërkaq, janë për vazhdimin e dialogut, por në kornizat e dialogut të kenë përparësi temat që janë në interes për Kosovën.