“Vetëvendosje nuk ban koalicion me korrupcionin dhe kapjen e shtetit”

Sami Kurteshi, ish-avokat i popullit, tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thanë se partia e tij nuk mundet me ba koalicion me, siç u shpreh ai, krimin, korrupcionin dhe kapjen e shtetit.

“Qëllimi i LVV nuk asht pushteti me çdo kusht, por ndryshimi i gjendjes ne Kosove me çdo kusht”, ka shkrue Kurteshi.

Ai ka përjashtue koalicion parazgjedhor dhe mbaszgjedhor, “me ata qe nuk e kane synim ndryshimin, por vetëm pushtetin”.