Vetëvendosje nuk merr pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka me qenë e pranishme as në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, e cila ka me u mbajtë nesër.

Për dallim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila tashma ka marrë vendim për bojkot të Kuvendit, zyrtarë të VV’s kanë deklarue se pjesëmarrja e tyne në seancë ka me u nvar nga pikat e rendit të ditës, të cilat kane me u diskutue, për me pamundësue qysh thonë ata kontrabandimin e temave të randësishme për vendin.

Frashër Krasniqi, zadhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmue për KosovaPress se ata nuk kane me qenë të pranishëm në seancën e nesërme.

Ne nuk do të marrim pjesë nesër në seancë“, tha Krasniqi.