Vetëvendosje paralajmëron “ofensivë” të re

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmërue nji ‘ofensivë’ të re për mos me lejue miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe asaj të Asociacionit me Serbinë. Ky subjekt politik nuk ka organizue protesta qysh nga 17 Frori i këtij viti.

Në pjesën e parë të Qershorit pritet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast deputetët e këtij subjekti poltik pritet me u kthye në legjislativ për mr kundërshtue këtë Marrëveshje, e cila, simbas tyne, i humb vendit mijra hektarë tokë.

Marrëveshja për Demarakcionin po kundërshtohet edhe nga dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, pamvarësisht përçamjes në mes vete.

Në anën tjetër, partnerët e koalicionit qeverisës (LDK-PDK), kanë premtue miratimin e kësaj Marrëveshje, si kusht për heqjen e vizave për Kosovën nga Bashkimi Europian.