Vetëvendosje propozon pesë pika për çashtjen e Demarkacionit!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka propozue pesë hapa për shënimin e pikës kufitare me Malin e Zi.

Në nji konferencë për media, Ymeri tha se  qendrimi i tyne rreth demarkacionin asht i njajtë mbasi që marrëveshja mbetët e njajtë.

Ymeri tha se Komisioni Shtetnor ka tejkalue mandatin e saj tue shenue kufinin  me Malin e Zi.

Kjo vijë e re simbas Ymerit perban kufinin e ri, i cili si i tillë shenon cenim të integritetit territorial.

 Hapat që ka propozue Ymeri janë:

Marrëveshja duhet të shikohet në themel; Kuvendi duhet ta krijojë një komision  mbi partiak  dhe një komision hetimor të marrëveshjes së 26 gushtit të vitit të kaluar;  kryeministri i Kosovës nëpërmes një letre zyrtare duhet të kërkojë nga homologu malazez rinegociim për Demarkacionin; kryeminstri të bëjë një letër zyrtare Bashkimit Evropian që Demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin e vizave si dhe të organizohet një konferencë shkencore në Kosovë për demarkacionin.