Vetëvendosje, qe qysh i kundërpërgjigjet Isa Mustafës!

Mbramë kryeministri i Kosovës, Isa Musafa ka përsërit se Kosova duhet me ba shenimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kusht ky simbas tij, i vendosun nga Bashkimi Europian që qytetarët të lëvizin pa viza.

Mustafa në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se nëse nuk bahet demarkacioni, Kosova ka me humb shansin për me lëviz pa viza dhe se ekziston rreziku që vendi të futet në nji cikël ku individët mund të shkaktojnë incidente kufitare me nji vend mik, anëtar të NATO’s.

Lidhun me këtë, zadhanësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thanë për Indeksonline se rreziku për tensionim të matutjeshëm të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi vjen për shkak të humbjes së mbi 8000 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës.

Simbas tij, nuk mund të ketë raporte të mira fqinjësore në kurriz të njanës apo tjetrës palë dhe se këtë duhet me kuptue edhe Isa Mustafa e edhe qeveria e Malit të Zi.

Ai ka theksue se demarkacioni nënkupton humbjen e territorit të Republikës së Kosovës, e nji gja e tillë nuk asht problem për nji politikan si Isa Mustafa.

“Megjithatë, sondazhet e fundit kanë deshmue që shumica dërmuese e qytetarëve nuk janë të gatshëm me dhanë territor për liberalizim të vizave.

Ky vullnet duhet me u respektue dhe na do të bajmë çmos me mbrojtë këtë vullnet gjithëpopullor”, ka thanë tutje Krasniqi.