Vetëvendosje sulmon me “armët” e veta Murat Mehën

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitë nji hartë të Kosovës të vitit 1998 të autorit Murat Meha. Kjo hartë e paraqet kufinin me Malin e Zi, si e paraqesin ekspertët vendorë dhe opozita.

Simbas shefit të grupit Parlamentar të VV’s Glauk Konjufca, Murat Meha, me vlerësimet e fundit për demarkacionin ka shkelë edhe punën e tij profesionale vetëm për me u ba pëlqyemi i pushtetarëve.
Ma tej Konjufca përsëriti se Komisioni Ndërkombëtar ad-hoc për Demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka pasë ekspertë të fushës e aq ma pak nji ekspert shqiptar, sepse simbas tij ata e dinë ma se miri ku ka qenë kufini.
Madje Konjufca ironizoi me ekspertët ndërkombëtar tu thanë se ata nuk i kanë as njohunitë elementare.
Konjufca ka tha se ky Komision ka shfrytëzue të njajtat materiale që i ka përdorë edhe komisioni shtetnor, prandaj edhe ka ardhë në të njajtin përfundim.
Në fund, ai tha se opozita e bashkueme ka me i kundërshtue me protesta këto shkelje.