Vetëvendosje thërret protestë gjithëpopullore me 1 Shtator

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka paralajmërue sot protestë gjithëpopullore me 1 Shtator, si kundërshtim të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Në nji konferencë për media, Ymeri ka thanë se, “Kosovën nuk e këmbejmë me asgja”.

Ai thotë se tana dokumentet, ekspertët dhe të tjerët dëshmojnë se Marrëveshja për Demarkacionin damton Kosovën.

“Na nuk ndalemi. Edhe ma trimni ka me pasë. Protestë gjithëpopullore me 1 Shtator”, ka thanë ai.

Ymeri thotë se s’kanë pasë takim me partitë tjera opozitare, por që ka nevojë për bashkëpunim me secilin.