Vetëvendosje thërret qytetarët nesër me u mbledhë para Kuvendit

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Vetëvendosjes ka ftue qytetarët që nesër të mblidhen.

Sejdiu thotë se nëse Qeveria nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, situata ka me dalë jashtë kontrollit.

“Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Asht momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues. Demarkacioni nuk ka me kalue. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja ka me dal jashtë kontrollit dhe rezistenca ka me qenë edhe ma e ashpër se kurdoherë”, ka thanë Sejdiu