Vetëvendosje: Veç na mundemi me ndryshue gjendjen n’Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje në konferencën e sotme ka diskutue për sistemin e drejtësisë se sa asht funksional në Kosovë.

Ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi tashma anëtar i kësaj Lëvizje ka thanë se gjyqësori asht institucioni ma i pabesueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe për këtë duhet ba zgjidhje sa ma shpejt.

“Zgjidhja nuk ka me ardh prej qiellit, por prej njerëzve prej veprimit të ndërgjegjshëm politik. Për këtë, Vetëvendosje asht e vendosun në ndryshim. Veç na e ndryshojmë gjendjen në këtë vend”, ka thanë Kurteshi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ju ka ba thirrje qytetarëve që me ju bashkue protestës së shoqnisë civile, kundër korrupsionit.

“Bajmë ftesë që njerëzit me ju bashkëngjitë ftesës për dinjitet. Na kemi dhanë përkrahje pa rezervë për këto protesta dhe ftojmë qytetarët që me ju bashkangjitë. VV gjithmonë ka me qenë e gatshme me ju bashkëngjitë qytetarëve për çdo pakënaqësi që ata e kanë”, ka thanë Ahmeti.