Vetëvendosje vjen me nji propozim të ri për koalicionin me LDK’n

Lëvizja Vetëvendosje tashma ka ftue LDK’n si dhe deputetë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) që me ju bashkue atyne për formimin e Qeverisë që kishte me çue PDK’n në opozitë mbas plot 17 vitesh.

Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thanë për Gazeta Metro se janë disa çashtje, për të cilat LDK dhe VV kanë pajtueshmëni, mirëpo për me arritë deri te harmonizimi i plotë i programeve partiake duhet me u krijue nji grup ekspertësh nga dy partitë.

Ish-deputetja Pantina u shpreh se ndryshimi mundet me u sigurue vetëm me shkuemjen e PDK’s përfundimisht në opozitë.

 

“Gjatë fushatës na kemi paraqitë 40 prioritetet e programit tonë qeverisës, i cili natyrisht asht shumë ma i gjanë se kaq. Ka disa çashtje për të cilat na tashma kemi qasje të njajtë me LDK, por natyrisht se ka edhe çashtje për të cilat kemi dallime. Mendoj se duhet me u formue nji ekip ekspertësh që përbahet nga të dy subjektet LV dhe LAA për me i përcaktue prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe për me i harmonizue programet tona. Mendoj se kjo asht e arritshme mbasi dallimet nuk janë tepër të mëdha”, ka thanë ajo.