Vetëvritet nji i ri në Llapashticë të Podujevës

Nji person i gjinisë mashkullore, asht vetëvra sot në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës.

Këtë e ka konfirmue për Indeksonline edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se personi i vetëvrarë asht i moshës rinore.

Sot në orën 14:10 është raportuar për rastin në fjalë. Njësitet policore dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Bislimi, tue shtue se policia dhe prokurori janë tue u marre me rastin dhe se për momentin nuk mund të jepen detaje të tjera lidhun me të.