Vetura zyrtare e Kosovës me targa serbe në alfabetin cirilik!

Vetura zyrtare Volkswagen B7 e ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të Kosovës, Ljubomir Maric, po qarkullon nëpër Kosovë me targa të Republikës së Serbisë, bajnë të ditun burime të KosovaPress.

Vetura u pa të Martën në mëngjes me targa të qytetit të Rashkës të shkrueme në alfabetin cirilik PA 34-24, e parkueme para banesës së ministrit Maric, në rrugën “Vllado Cetkovic” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Shqiptarët e asaj ane, por edhe disa serb kane thanë se ndihen të revoltuem nga ky veprim.

Vërtetë nuk po mundem me kuptu, kur një ministër i qeverisë së Kosovës dhe me automjet zyrtar të qeverisë, qarkullon me targa të Serbisë nëpër Kosovë si me qenë në Republikën e Serbisë. Ky është shtet se jo mahi”, ka thanë njani prej banorëve shqiptar të ‘Kodrës së Minatorëve’ në veri të Mitrovicës, i cili për arsye sigurie preferoi me mbet anonim.

Lidhun me këtë KP ka kontaktue përmes mesazheve me zadhanësin e Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i cili kërkoi me ia dërgue nji fotografi të veturës për me identifikue se cilës Ministri i përket vetura, por mbas dërgimit të saj ai nuk ka kthye përgjigje.

 

vetura