Video: Ambasadori Delawie ju drejtohet qytetarëve, në veçanti liderëve të vendit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes nji deklarate drejtue liderëve dhe qytetarëve kosovarë, ka thanë se nji vend si Kosova meriton ma shumë, se sa liderë që shtyhen me kundërshtarët e tyne tue kritikue njani-tjetrin, në vend që të gjejnë zgjidhje të problemeve.

Delawie ka thanë se duhet punë që të krijohet e ardhmja. Andaj, ai ka ba thirrje që së bashku të punohet drejt së ardhmes së ndritun.

Ai ka thanë se qytetarët dhe taksapaguesit e Kosovës meritojnë nji demokraci stabile e funksionale.

Ky asht mesazhi i Delawie drejtue kosovarëve, në veçanti liderëve të vendit:

Sot mund të shohim liderë politikë që më shumë janë të fokusuar te kundërshtarët e tyre, se sa te ajo çka ata mbështesin.

Edhe në media, e në rrugë shohim një rritje të tensonit religjioz dhe etnik, diçka krejt jo inkurajuese me tolerancën dhe mirësinë për të cilën njihet Kosova.

Unë besoj që Kosova meriton më shumë. Besoj në një të ardhme më të ndritur, me zhvillim ekonomik, një vend me demokraci stabile dhe funksionale që u përket qytetarëve dhe taksapaguesve të vendit dhe jo të interesave politike.

Një Kosovë multi-etnike, e hapur, e pavarur dhe në paqe me fqinjët e saj. Besoj se e ardhmja e mirë vjen nga mesazhet progresive dhe jo nga agjendat negative.

Besoj se historia nuk bëhet me ata që janë më të mirët në kritika, por nga ata që gjejnë zgjidhjet më të mira, nga njerëzit që mundohen të zgjidhin problem, në vend se t`i krijojnë ato.

Nuk është e mjaftueshme vetëm të flasësh, por duhet punë dhe duhet të ndërmerren aksione në këtë drejtim, para se koha të ndërrojë sërish, të bëhemi bashkë e ta krijojmë një të ardhme të ndritur.