Video: Arrestohet nji person për akcionin e VV te shtëpia e kryeparlamentarit Veseli

Policia e Kosovës banë të ditun se në vazhdën e hetimeve të vazhdueshme, njësia rajonale e hetimeve në Mitrovicë, me datën 21 Shtator 2016, fillimisht ka shoqnue për intervistë të dyshuemin E. A. 21 vjeçar, mbi dyshimet e ngrituna për ’asgjësim, damtim të pasunisë’ ndaj nji automjeti zyrtar të Policisë të ndodhun me datën 26 Gusht 2016 në rrugën “Mbretnsha Teutë’’ në Mitrovicë.

“Tue e bazue në prova materiale i dyshuemi me datën 26 Gusht 2016, ka qenë pjesëmarrës në protestë në Mitrovicë, ku mbas shpërndamjes së protestueseve, i dyshuemi në fjalë me veprimin e tij ka damtue automjetin zyrtar. Mbas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuemit E. A., 21 vjeçar, i asht caktue masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij asht iniciue vepër penale ‘asgjësim, damtim i pasunisë’”, thuhet në njoftimin e policisë.