Video e re: Tentimi për atentat ndaj Erdoğan

Shfaqen pamje të reja të sulmit nga puçistët, në të cilin u tentue atentat ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas, në të cilin ai po qëndronte gjatë mbramjes së tentativës për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në regjistrimet nga kamera e sigurisë të nji hoteli tjetër pranë hotelit ku qëndroi Presidenti Erdoğan, shihet se fillimisht puçistët avancojnë nga brigjet drejt Hotelit Grand Yazıcı, ndërsa mbas luftimeve me truprojat e presidentit, ata prej lokacionit të quejtun Turban drejtohen kah rruga kryesore.